Frenim i papritur në negociatat mes Milanit dhe Klub Bryzhit për firmën e Ardon Jasharit. Drejtuesit më të lartë të klubit belg, kanë folur rreth kësaj çështje dhe në këndvështrimin e tyre, marrëveshjen për transferimin nuk pritet të realizohet këtë verë.
Ky është qëndrimi i drejtorit sportiv Devi Rigo dhe shefit ekzekutiv Bob Madou, të cilët ishin të prerë në idenë që ai do të vazhdoj të jetë pjesë e klubit belg.
“Bisedimet me Milanin janë në vendnumëro. Ata e dinë këndvështrimin tonë.
Ne besojmë se cikli i Ardonit në klubin tonë nuk ka përfunduar, sipas mendimit tonë, sot nuk ka asgjë në tavolinë që mund të përbëjë përjashtim.
Me respektin më të madh ndaj atij që është në mënyrë të pakundërshtueshme një nga lojtarët tanë më të mirë, por nuk mundesh thjesht të dalësh nga dera këtu.
Ne jemi të bindur se Ardoni do të bëjë një transferim të madh, por vetëm kur të jetë momenti i duhur për të gjithë dhe sot kjo nuk është për ne. Ne supozojmë se ai do të qëndrojë”, ishte argumentimi i drejtuesve të klubit belg.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za