Vedat Muriqi ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së madhe me Turqinë.
Ylli kosovar ka shprehur respekt për Turqinë, por insiston se Kombëtarja e Kosovës dëshiron të kualifikohet në Botërorin 2026.
Gjithashtu, ai foli edhe për mungesën e golave në Kombëtare, të cilën nuk e ka problem, pasi për të më me rëndësi është fitorja e ekipit.
“Kemi lujtë ndeshje të mëdha edhe më herët (kundër Azerbajxhanit e Islandës). Jemi të qetë. Atmosferë e jashtëzakonshme në kamp. Jam krenar që jam kapiten i këtyre lojtarëve, edhe pse janë të ri, tashmë kanë përvojë.”
“Kam shumë respekt për Turqinë, por nesër është ndeshje mes kombëtaresh. Nesër do të bëj çmos për të shkuar në Botëror me Kosovën. Mes vijave të fushës do të vazhdoj të kem respekt për Turqinë, por shkojmë për fitore.”
“Nuk e kam problem që nuk kam shënuar që pesë ndeshje me Kosovën. Vetëm le të fitojë Kosova. Edhe nesër mos të shënoj, veç le të fitojmë.”
Kosova dhe Turqia do të përballen mes vete nesër mbrëma në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.



Të tjera
Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati
Frutat dhe perimet që duhet të shmangni nga dieta juaj
Kosova gati për përballjen me Turqinë, zhvillon stërvitjen zyrtare në “Fadil Vokrri”