Të dënuarit në 16 burgje të Venezuelës kanë nisur një grevë urie për të treguar kushtet e këqija ku ata jetojnë dhe për të ngritur problemin e vonesave të shkaktuara në proceset gjyqësore.
Kësaj forme proteste iu bashkuan dhe disa organizata joqeveritare dhe familjarë të të dënuarve të cilët u mblodhën përpara gjykatës në Karakas për të kërkuar të drejtat e të afërmve të tyre.
Mbipopullimi, kushtet e këqija shëndetësore dhe mungesa e ushqimit janë ndër problemet që mundojnë burgjet e Venezuelës.
Ministria e Komunikimit dhe Informacionit të Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Presidenti Nicolas Maduro zëvendësoi të martën kreun e burgjeve duke emëruar Julio Zerpa pavarësisht protestave.



Të tjera
Si të thoni me mirësjellje se jeni të zënë
BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës
Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit