Kryetari i Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi ka treguar se si gjatë ditës së sotme kryetari i Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e u.d. së drejtorit të shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviq u befasuan me flamurin e vendosur në hapësirat e selisë së KKSh-së, në një takim i cili ishte thirrur me kërkesë së të Trupit Koordinues.
Rexhepi tha se qysh nga kërkesa për takim, e ashtu edhe gjatë organizimit të detajeve të takimit, nga zyrtarët e Trupit Koordinues kishte tendenca dashakeqe që si i tillë të dështoj.
“Por sigurisht tendencat ishin që barra e fajit për dështimin e takimit të bie mbi Këshillin Kombëtar Shqiptar”.
Sipas tij, fillimisht, kërkesa e tyre ishte që takimi të mbahej në ambientet e shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, e pas refuzimit të Rexhepit, kërkesa e rradhës, edhe më absurde se e para, ishte që takimi të mbahet në, siç thonin ata “lokacion neutral”, gjegjësisht në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Për më shumë lexoni reagimin e Rexhepit në rrjetin social në Facebook.



Të tjera
Si të parandaloni ose zbutni pasojat e artritit, ndërsa plakemi?
Loredana donte ndryshim, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adeyemin
Jemi gati për kriposje e pastrim rrugësh pas reshjeve të borës