Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Lindjen e Largët, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin kinez Zhejiang Professional FC.
27-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, duke u bërë një nga futbollistët më të paguar shqiptarë.
Ky transferim vjen pas eksperiencës së tij të suksesshme te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Manaj u dallua për formën e mirë dhe golat vendimtarë.
Zhejiang Professional FC synon të forcojë repartin ofensiv dhe të rrisë konkurrencën në kampionatin kinez, duke përfituar nga përvoja ndërkombëtare e sulmuesit kuqezi. Prezenca e Manajt pritet të sjellë ndikim të menjëhershëm te ambiciet e klubit.



Të tjera
“Për vr@sjen e babës mësova në bu*rg nga gazetat që mbështjellnin pitet” – rrëfehet invalidi i UÇK-së, Islam Thaçi
Nuk jemi përgjegjës për mjetin e hedhur
20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur