Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka bërë të ditur OVL-UÇK.
Kjo iniciativë ka ardhur me angazhimin e veprimtarit Sali Bislimi dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Rezoluta është dorëzuar në Hagë në bashkëpunim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Bislimi dhe Gucati theksuan se çështja e standardeve të drejtësisë po fiton mbështetje më të gjerë ndërkombëtare, përfshirë nga deputetë të Asambleja Federale e Zvicrës.
“Adresimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik drejt respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe parimit të një procesi të paanshëm”, theksuan ata.



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!