Rezultatet preliminare të balotazhit sipas KQZ-së

Rezultatet preliminare të balotazhit sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpalos rezultatet preliminare të balotazhit për kryetar në 18 komuna përmes platformës së saj online.

Sipas rezultateve preliminare garën për kryetar komune në kryeqytet e ka fituar Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili me 100 përqind të votave të numëruara ka fituar me 51,54% të votave, derisa Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 48,55% të votave.

Në Mitrovicë, në 96,19 përqind të votave të numëruara Faton Peci i LVV-së kryeson me 53,57% të votave, derisa Arian Tahiri i PDK-së ka 46,43% të votave.

Në Vushtrri janë procesuar 100 përqind të votave ku ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së me 54,27% të votave, derisa Sylejman Meholli i LVV-së ka marrë 45,73% të votave.

Në Gjakovë janë procesuar 100 përqind të votave ku Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar me 56,03% të votave, derisa Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje ka 43,97%.

Edhe në Klinë janë procesuar 100 përqind të votave, ku Zenun Elezaj i PDK-së ka fituar me 58,30%, derisa Sokol Bashota i PDK-së ka 41,98%.

Në Fushë Kosovë janë numëruar 100 përqind e votave ku fitorja i takoi Valon Prebrezës së LVV-së me 54,99% të votave, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 45,01% të votave.

Në Gjilan, janë numëruar 100 përqind të votave ku fitore ka shënuar Alban Hyseni i LVV-së me 61,06% të votave, derisa Arbër Ismajli i LDK-së ka marrë 38,94% të votave.

Në Pejë, në 100 përqind të votave të numëruara Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar me 61,15% të votave, derisa Taulant Kelmendi i LVV-së ka marrë 38,85% të votave.

Në Rahovec, në 100 përqind të votave të numëruara ka fituar Smajl Latifi i AAK-së me 53,00% të votave, derisa Ali Dula i LVV-së ka marrë 47,00% të votave.

Në Suharekë, po ashtu janë numëruar 100 përqind të votave ku fitore ka shënuar Bali Muharremaj me 55,60% të votave, derisa Ardian Shala i LDK-së ka 44,40% të votave.