Këngëtarja Egli Tako është rikthyer sërish në skenën e Big Brother VIP Albania gjatë spektaklit ‘Prime’ të së shtunës, pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore.
Në studion e spektaklit, Egli ndau me publikun dhe opinionistët detaje mbi gjendjen e saj dhe arsyet që e çuan të largohej përkohësisht nga gara.
Ajo pranoi se përjetoi një gjendje të rënduar shëndetësore, e cila e detyroi të merrte një vendim të vështirë për ta lënë shtëpinë, por theksoi se tashmë ndihet më mirë dhe është gati për të vijuar rrugëtimin e saj.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, por tani ndihem më e fortë dhe pse jo, do të doja të kthehesha sërish në shtëpinë e Big Brother,” u shpreh Egli në studio.
Rikthimi i saj ka ngjallur diskutime mes publikut dhe banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do t’i japë mundësinë të hyjë përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.



Të tjera
Gjërat që duhet të dinë kultivuesit e bimëve për herë të parë
Thirrjet e Perëndimit për përgatitje për luftë janë gënjeshtra
Perimet, frutat dhe peshku bëjnë trurin më të freskët