Rikthimi i Listën Serbe në komunat me shumicë serbe, pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës nga njohës vendor dhe ndërkombëtarë po shihet në mënyra të ndryshëm. Disa thonë se ky rikthim do të jetë vazhdim i linjës për destabilizimin e Kosovës, kurse, të tjerët e shohin më shumë kthim administrativ brenda ligjeve të Kosovës dhe jo përmirësim i jetë së serbëve në Kosovë.
Edhe pse në zgjedhjet e 12 tetorit 2025, Lista Serbe shënoi fitore në veri, në shumicën e komunave ka shënua një rënie të mbështetjes për të, krahasuar me vitin 2021.
Njohësi bullgar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev, ka deklaruar për KosovaPress, se Lista Serbe nuk i përfaqëson qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.
Sipas tij, kjo parti vazhdon të jetë një instrument i fuqishëm në duart e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili sipas Pançevit, ka për qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë.
Kthimi i Listës Serbe në krye të komunave me shumicë serbe po shihet si një zhvillim që mund të sjellë provokime të reja dhe përpjekje për të penguar proceset demokratike në Kosovë.
Sipas vlerësimeve të ndryshme, rikthimi i kësaj partie në pozitat kyçe të pushtetit lokal, mund të shoqërohet me tensione të shtuara dhe veprime që synojnë destabilizimin institucional, veçanërisht në veri të vendit.
Pançev: Lista Serbe do të bëjë gjithçka ta pengoj procesin demokratik në Kosovë
Kuçi:Kthimi i tyre nënkupton një kthim administrativ brenda ligjeve të Kosovës
“Vetë kthimi i tyre nënkupton një kthim administrativ brenda ligjeve të Kosovës, por me një situatë të re në veri të vendit dhe gjithë Kosovën. Përderisa, në të kaluarën qeveria komunale ka qenë fiktive dhe jo ekzistente komplet, tani është qeveria komunale, mund të jetë shumë më e prekshme për qytetarët serbë sepse në të kaluarën veriu i vendit është udhëhequr nga bandat kriminale të udhëhequr nga Radoiçiqi e Veselinoviq dhe persona të tjerë, ndërsa tani qeverisja lokale atje mund të bëhet vetëm nga kryetari i komunës dhe organet e zgjedhura me votë, ndërsa çështjen e sigurisë e kanë organet e sigurisë të cilave u takon edhe me ligj…pra, nuk mund të flasim për një çështje që mund të rikthej vendin para vitit 2021 por thjesht mund të themi që tani edhe personat nga vetë Lista Serbe mund ta kenë më të lehtë udhëheqjen, përderisa në të kaluarën kanë pas bashkëpunim me bandat kriminale…Sigurisht që do të ketë provokime nga ana e tyre, do të ketë propagandë të ndryshme, mund të bëjnë gjeste sa i përket flamujve dhe gjërave të tilla, por janë çështje ceremoniale, të cilat do të mund ta dëmtonin çështjes e sigurisë dhe sektorin e sigurisë“, shprehet Kuçi.
Ai thekson se votat që i dhanë fitoren Listës Serbe janë të fabrikuara dhe të blera, ndërkaq potencon që mbështetja për Listën Serbe ka rënie të ndjeshme.
Kuçi thotë se serbët në Kosovë nuk janë më të gatshëm të ndjekin verbërisht direktivat e Beogradit, sidomos kur bëhet fjalë për destabilizim apo konfrontim me institucionet e Kosovës.
Kuçi: Votat për Listën Serbe janë të fabrikuara
“Votat janë të fabrikuara, janë të blera dhe secila familje serbe është e prekur në një formë apo tjetër nga Serbia, qoftë nëpërmjet parave, shtantazheve apo formave të ndryshme…ata arritën të blejnë votën e tyre, por nuk do të arrijnë ta mobilizojnë masën serbe sikurse në rastin e Banjskës as në raste të tjera që të dalin për qejfe të Beogradit në përkrahje të ndonjë destablizimi eventuale. Madje, u pa që Lista Serbe edhe pse fitoi 9 nga 10 komunat, megjithatë në këto komuna ka 10-20% të votës në secilën komunë. Derisa në të kaluarën kanë shkuar deri në 97% fitore të tyre, tani ato arrijnë 10-20% më pak. Kjo i bie që komuniteti serb edhe kur e janë detyruar të votojnë në forma të ndryshme, ata nuk e japin një përkrahje bllanko për qejfet e Vuçiqit”, deklaron Kuçi.
Në nëntor të vitit 2022, Lista Serbe mori vendim për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, ndërsa rikthimin e tyre e kërkoi presidentin, Aleksander Vuçiq në shtator të vitit 2024.
Pas bojkotimit të Listës Serbe me komunat me shumicë serbe në veri, kanë udhëhequr kryetar të komunitetit shqiptar.
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lista Serbe ka fituar në Mitrovicë të Veriut me 60.26% ose 4,670 vota, Leposaviq me 73.38% ose 5,322 vota, pastaj në Novobërdë me 62.23% ose 3,568 vota, Shtërpcë me 59.34% ose 3,824 vota, Zubin Potok me 70.95% ose 2,872 vota, Zveçan me 85.04% ose 3,416 vota, Graçanicë me 62.61% ose 7,151 vota, Ranillug me 70.99% ose 1,970 vota, Partesh me 89.86% ose 1,808 vota. Ndërsa, në Kllokot kjo parti është në balotazh.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës