Leo Messi po e mendon seriozisht, që ta mbyllë karrierën në Argjentinë. Pikërisht te Njuell Old Bojs ku presidenti Ignacio Boero e kërkon me ngulm.
Bëhet fjalë për një huazim që do të finalizohej në vitin 2027, ndërsa Mesi është pjesë e Inter Majemit. 38-vjeçari ndjen se ka akoma për t’i dhënë futbollit.
Mesi do të luante për periudhën janar-qershor te klubi argjentinas. Te Njuell Old Bojs janë duke menduar edhe për sigurinë e familjes së tij, që do të zhvendosej në Rosario.
Së fundmi ndërkohë ishte Gallatasaraj që u interesua për shërbimet e Mesit. Madje në kushtet e kontratës së mundshme tregohej një huazim ku do të luante vetëm ndeshjet në shtëpi, dhe jo transfertat.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit