Nga Prishtina në New York: Çeku viziton kompaninë Solution25: Rinia jonë është gati të konkurojë kudo në botë

Rinia jonë është gati të konkurojë kudo në botë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lart punën e kompanisë “Solution25”, e cila vepron në Prishtinë dhe New York në fushën e zhvillimit të softuerëve.

Ai tha se puna, talenti dhe efikasiteti i të rinjve që drejtojnë këtë kompani janë dëshmi se rinia kosovare është e gatshme të konkurrojë në tregjet ndërkombëtare.

Në kuadër të vizionit Prishtina 2035, Çeku ka paralajmëruar krijimin e një njësie të veçantë për TIK brenda Komunës, me synim digjitalizimin e shërbimeve publike për t’i bërë ato më efikase dhe transparente.

“Kryeqytetin do ta brendojmë si qytet të inovacionit dhe rinisë. Energjitë e tilla reflektojnë ekosistemin e këtij sektori, ku ka shumë dije, përkushtim të madh dhe talent të spikatur,” deklaroi Çeku.