Rinia, në çdo shoqëri dhe në çdo epokë historike, ka përfaqësuar një energji të veçantë transformuese, kjo sidmos në hapësirën shqiptare, ku brez pas brezi, të rinjtë kanë qenë jo vetëm pjesëmarrës, por edhe nxitës të ndryshimeve sociopolitike.
Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re, qoftë në ide, qasje, kreativitet apo në sfidimin e strukturave që kanë cenuar barazinë dhe zhvillimin shoqëror.
Në të njëjtën kohë, kontributi i të rinjve nuk reduktohet vetëm në agjent të ndryshimit të, por edhe në pararojë të mbrojtjes së vlerave kulturore, shpirtërore, historike e poltitike që brezat e mëparshëm i kanë ngritur me mund, djersë e sakrificë. Rinia ndodhet gjithmonë në vijën e parë të këtij procesi të dyfishtë: nga njëra anë sfidon të vjetrën kur ajo bëhet pengesë, dhe nga ana tjetër e mbron atë kur ajo përfaqëson identitet, kujtesë kolektive dhe trashëgimi që duhet vazhduar
Energjia, kreativiteti dhe zeri juaj pëbëjnë force më të madhe të komunitetit tonë. Çdo hap që ndërmerrni, çdo ide që ndani dhe çdo angazhim që merrni, krijon ndryshim të prekshëm rreth nesh.
Andaj, e dashur rini, ju ftojmë të bashkoheni si vullnetarë, për të dhënë kontributin tuaj në aktivitete që forcojnë bashkësinë, nxisin solidaritetin dhe sjellin frymë pozitive në çdo lagje e hapësirë publike.



Të tjera
10 tipare të njerëzve të zgjuar, nuk lidhen me inteligjencën
Përfitime shëndetësore të ecjes në kohën e dimrit
Karakteristikat psikologjike të manipuluesve