Procesi i rinumërimit të votave nga 914 vendvotime për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Rinumërimi ka sjellë ndryshime në numrin e votave për kandidatët e subjekteve parlamentare. Disa deputetë kanë përfituar shtesë votash nga rinumërimi, ndërsa disa të tjerëve u është zbritur dukshëm numri i votave.
Sipas të dhënave të deritashme të paraqitura në platformën online të KQZ-së, në Lëvizjen Vetëvendosje më së shumti rritje votash nga rinumërimi ka Hajrulla Çeku (+109 vota), kurse më së shumti ulje votash ka Arbër Rexhaj (−521 vota).
Në Partinë Demokratike të Kosovës më së shumti rritje votash nga rinumërimi ka Uran Ismaili (+552 vota), kurse më së shumti ulje votash Fetah Paçarizi (−4,636 vota).
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës i pari për rritje votash është Paris Guri (+164 vota), kurse më së shumti ulje votash ka Xhavit Uka (−1,201 vota).
Ndërsa te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më së shumti rritje votash nga rinumërimi ka Daut Haradinaj (+33 vota), derisa Besnik Krasniqi ka më së shumti ulje votash (−215 vota).
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Rritje votash:
Hajrulla Çeku – 18,190 vota (+109)
Alban Bajrami – 5,249 vota (+91)
Driton Hyseni – 1,833 vota (+75)
Shqipe Mehmeti-Selimi – 10,186 vota (+73)
Hekuran Murati – 20,530 vota (+65)
Ulje votash:
Arbër Rexhaj – 8,093 vota (−521)
Rea Krasniqi – 2,431 vota (−420)
Valon Ramadani – 2,620 vota (−392)
Dafina Alishani – 5,699 vota (−329)
Vendenis Lahu – 1,507 vota (−242)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Rritje votash:
Uran Ismaili – 7,490 vota (+552)
Arian Tahiri – 8,215 vota (+499)
Vlora Çitaku – 5,865 vota (+360)
Përparim Gruda – 7,392 vota (+359)
Jona Hoxhaj – 2,247 vota (+320)
Ulje votash:
Fetah Paçarizi – 3,239 vota (−4,636)
Nait Hasani – 7,333 vota (−2,594)
Kujtim Gashi – 8,553 vota (−1,819)
Luljeta Veselaj Gutaj – 4,217 vota (−1,504)
Arianit Çollaku – 2,557 vota (−1,412)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Rritje votash:
Paris Guri – 2,102 vota (+164)
Gëzim Hazrolli – 2,036 vota (+123)
Festim Kabashi – 1,594 vota (+94)
Ukë Rugova – 6,452 vota (+83)
Jasemin Bujari – 600 vota (+70)
Ulje votash:
Xhavit Uka – 3,607 vota (−1,201)
Driton Selmanaj – 2,795 vota (−820)
Anton Quni – 4,606 vota (−442)
Visar Azemi – 886 vota (−353)
Ardian Shala – 894 vota (−143)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Rritje votash:
Daut Haradinaj – 2,731 vota (+33)
Agim Çeku – 1,855 vota (+25)
Mentor Durguti – 399 vota (+24)
Durim Halilaj – 790 vota (+22)
Diellza Kukaj – 615 vota (+17)
Ulje votash:
Besnik Krasniqi – 717 vota (−215)
Tringa Morina – 518 vota (−161)
Edmond Hoxha – 388 vota (−120)
Burim Ramadani – 1,578 vota (−108)
Dreni Kastrati – 396 vota (−63)



Të tjera
10 shenja se trupi po të “lutet” për më shumë jod
“Ky hat-trick është për ty, baba” – Muriqi emocionon pas triumfit të Mallorcas
Humbja e papritur e Juventusit, Zhegrova i kritikuar nga Spalletti