Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që zhvillohen sot.
Në mesazhin e saj, ajo u ka uruar fat të dyja përfaqësueseve duke theksuar shpresën që ato të bëjnë histori dhe të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës. Postimi është shoqëruar edhe me një imazh ku shfaqen futbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë, së bashku me mesazhet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

Ky reagim i artistes ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët shqiptarë, duke u parë si një shtysë morale për dy kombëtaret në përballjet vendimtare.
Sonte nga ora 20:45, Kosova ballafaqohet me Sllovakinë, kurse Shqipëria me Poloninë.



Të tjera
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë, në pranga pesë persona – sekuestrohen mijëra euro
PDK nuk e përkrah Osmanin për presidente
Lufta me Iranin është një katastrofë për ekonomitë e botës, askush nuk na pyeti