Rita Ora: Në fund të të njëzetave u ndjeva e shëmtuar, sepse nuk isha aq e dobët sa të tjerët

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, 34 vjeç, ka rrëfyer së fundmi se në fund të të njëzetave të saj e ka ndier veten “të shëmtuar”, për shkak se nuk ishte aq e dobët sa njerëzit rreth saj.

Në një bisedë të sinqertë për vetëbesimin në trup, gjatë podcast-it “Happy Place” të prezantuar nga Fearne Cotton dhe në bashkëpunim me projektin “Self Esteem” të markës Dove, Rita tregoi për sfidat që ka përjetuar me pranimin e trupit të saj dhe mënyrën se si kjo marrëdhënie ka evoluar gjatë viteve, shkruan DailyMail.

“Për mua, ideja e të dukurit në një formë të caktuar filloi të më rëndonte në fund të të njëzetave. Fillova të kisha më pak energji, nuk kujdesesha për trupin tim, sëmuresha shpesh dhe nuk ndihesha mirë me pamjen time”, tha Rita.

“Dhe nuk e pranoja faktin që ‘nuk jam aq e dobët sa këta të tjerët – prandaj jam e shëmtuar’. Tani që e kujtoj, kjo është shumë e trishtueshme, sepse e di që nuk ishte e vërtetë”.

“Është si kur në terapi përballesh me versionin më të ri të vetes dhe e kupton që ajo vajzë ishte vërtet e bukur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Në një postim në Instagram të mërkurën, Rita ndau një klip nga intervista dhe shkroi: “U ula me @Dove dhe @HappyPlaceOfficial për të ndarë arsyen pse besoj që vetëbesimi në trup fillon me kujdesin për veten – duke u fokusuar te ajo që i nevojitet trupit tënd, jo te pamja e tij”.

Këto deklarata vijnë pasi Rita e shfrytëzoi në maksimum udhëtimin e saj në Nju Jork, duke spikatur me një garderobë të mrekullueshme dizajnerësh gjatë qëndrimit atje. Ajo ishte në qytet për të performuar në një koncert falas në Brooklyn Bridge Park, dhe për një javë të tërë, trotuaret e qytetit i ktheu në pasarelën e saj personale.

Të dielën në mbrëmje, Rita veshi një shall karakteristik të markës Pucci (me vlerë 400 funte), të kombinuar me një fund të ngushtë dhe çizme kaubojsi. Më herët gjatë ditës, ajo ishte parë me pantallona rozë me printe të njëjta të Pucci (750 funte), një bluzë të lirshme dhe aksesorë të theksuar.