Rita Ora, këngëtarja e hiteve si “I Will Never Let You Down” dhe “Let You Love Me”, duket se këtë Krishtlindje nuk do të marrë ftesa për verë dhe meze nga fqinjët e saj. Arsyeja? Planet e saj për të ndërtuar një palestër futuriste në kopshtin e shtëpisë kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe në lagje.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore bleu rezidencën në fjalë në vitin 2021 një pronë historike me vlerë 7.5 milionë paund (8.6 milionë euro) në veri të Londrës, e klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur (Grade II). Por duket se ajo nuk e dinte se ishte zhvendosur pranë një grupi fqinjësh NIMBY (“Not In My Back Yard”), të cilët më herët ishin ankuar edhe për renovimet e shtëpisë së saj.
Tani, pas paraqitjes së projektit nga arkitekti i Ritës për një palestër të vendosur në oborrin e ulët të pronës, fqinjët janë sërish në alarm. Një grup banorësh nga një bllok apartamentesh aty pranë kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët.

Në dokumentin e tyre thuhet: “Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë”.
Ankesa vijon: “Ky propozim minon marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe rrezikon të shkaktojë konflikte, ankesa apo edhe procese gjyqësore”.

Pavarësisht gjithë kësaj polemike, palestra e planifikuar nga Rita do të jetë e izoluar plotësisht nga zhurma. Megjithatë, tensionet me fqinjët mbeten të larta.
Siç thotë autori i artikullit origjinal në The Sun me ironi, “Nëse do të isha Rita, do të shkoja në një palestër si Virgin Active dhe me paratë do të vendosja në fund të kopshtit një skulpturë gjigante, që ndriçon në errësirë… vetëm për t’i acaruar edhe më shumë”.
Të tjera
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia