Rita Ora, u ndje për një çast e hutuar të dielën pasi harronte fjalët e një prej këngëve të saj gjatë një performancë në festivalin “Mighty Hoopla” në parkun Brockwell të Londrës.
Këngëtarja ngatërroi fjalët e hitit të saj të njohur “Anywhere” me një tjetër këngë nga repertori i saj ndërsa ndërvepronte me fansat në ngjarje, shkruan DailyMail.
Duke kërkuar dikë për të kënduar këngën, Rita u afrua pranë barrierës së skenës duke pyetur spektatorët nëse e dinin tekstin përpara se t’i jepte mikrofonin një fansi të zjarrtë, i cili iu drejtua me fjalët: “Të dua, Rita!”.

Momenti duket se e çoroditi yllin, i cili drejt e në tekstet e një këngë krejtësisht tjetër – bashkëpunimi me Aviciin “Lonely Together” – pasi mori mikrofonin, përpara se të kuptonte gabimin e saj.



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model