Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkonte të ketë përsëritje të votimit të balotazhit për kryetar të Mitrovicës.
PDK-ja, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 14 nëntor vendosi që të mos ketë rivotim pas ankesës së PDK-së për fletëvotime të përziera ndërmjet klasave dhe problemeve me shfaqjen e numrit serik në fletëvotime. PZAP-ja e pati cilësuar të pabazë ankesën duke thënë se ankuesi nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar parregullsitë.
Pas kësaj, PDK-ja u ankua në instancën më të lartë. Supremja ka njoftuar se e ka refuzuar ankesën e PDK-së duke e pranuar si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin e PZAP-së.
Në balotazh, Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e pati mposhtur Arian Tahirin e PDK-së.



Të tjera
De Laurentiis në gjyq, Napoli pa pasoja sportive!
Shqipëri, gjykata pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku
Bekim Jashari bart peshën e nderit e krenarisë së Jasharajve