Një imazh i publikuar mbrëmë në rrjete sociale, ka sjellë nostalgji, pasi për herë të parë pas shumë vitesh shihen bashkë në një foto u shfaqën këngëtarët e njohur Sinan Vllasaliu dhe Robert Berisha.
Dyshja që dikur ishin ndër bashkëpunëtorët më të pandashëm, ndanë rrugët e tyre në vitin 2016 rrugët e tyre, pasi Roberti u shpreh se nuk ishte i kënaqur me pagesën dhe vendosi të fokusohej në karrierën e tij solo.
Në emisionin festiv “Prive Reallity” gjatë darkës së yjeve në janar 2017, i pyetur nga kolegu Blero se pse përfundoi ky bashkëpunim, Roberti potencoi se arsyeja e ndarjes kanë qenë fitimet, ngase Sinani për gjithë punën e madhe që bënte Roberti, i jepte vetëm 10 përqind të fitimeve.

E pas një periudhe të gjatë larg shoqërisë me njëri – tjetrit, raportet mes tyre u përmirësuan në vitin 2023, kur të dy vendosën të lënë pas të kaluarën.
Fotoja e fundit e tyre, duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ka sjellë nostalgji dhe emocione për fansat që i kanë ndjekur që nga ditët e para të suksesit të tyre.
Ky ribashkim i papritur ka lënë të kuptohet se miqësia dhe respekti mes tyre vazhdon, duke hapur edhe mundësinë që në të ardhmen ti shohim më shpesh së bashku.
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut