Përfaqësuesja e Portugalisë synon të rikthehet te triumfi në Euro 2024, pasi një gjë të tillë e kishte bërë në vitin 2016.
Portugezët ndodhen në Grupin F së bashku me Turqinë, Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.
“Është e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe të mbrohemi me njëmbëdhjetë lojtarë. Cristiano ka përvojë të madhe, nuk ka asnjë me 5 Evropianë të luajtur”.
“Ai është një lojtar që di shumë mirë të përdorë hapësirën në zonë. Fokusi i Cristianos, reagimi ndaj humbjes dhe pozicionet mbrojtëse ishin perfekte në ndeshjet e fundit që luajtëm, ndaj nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim”, tha trajneri i kombëtares së Portugalisë.
Pavarësisht sqarimeve, Martínez donte të bënte të qartë se ai nuk mund të garantojë që Cristiano Ronaldo është i përgatitur për të sulmuar dhe mbrojtur gjatë gjithë ndeshjes.
“Ajo që ndodh në këto turne është se ne duhet të bëjmë vlerësime çdo ditë. Cristiano kishte 51 ndeshje, nuk e kishte problem t’i luante të gjitha, por të dhënat në nivel klubesh nuk janë të njëjta në nivel kombëtar”.
“Ai tregoi se mund të luajë çdo katër ditë, por ne e vlerësojmë këtë në kohë reale gjatë turneut”, deklaroi Martinez.



Të tjera
Smoothie nga boronicat dhe farat chia
Ju “kërcasin” zorrët? 12 veprime për të parandaluar ose zbutur problemin
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë