Shoqata “Roja e Kohës” do të protestojë sot sërish para Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për moskonstituimin e tij.
Sipas njoftimit të kësaj shoqate në Facebook, protesta paqësore për të kundërshtuar bllokadën institucionale dhe për të kërkuar krijimin e menjëhershëm të institucioneve që përfaqësojnë vullnetin qytetar, do të nisë në orën 10:00.
Poashtu, bëhet e ditur se kjo protestë do të zgjasë rreth një orë.
“Ajo ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë: Qytetarët nuk mund të mbesin peng i pazareve politike”, thuhet tutje në postim, njofton Klankosova.tv.




Të tjera
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Tonik nga majdanozi, për një fytyrë të re
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës