Memphis Depay është larguar nga Atletico Madrid pas një viti e gjysmë të kaluar në kryeqytetin spanjoll.
Sulmuesi holandez ka mbetur një futbollist i lirë dhe është duke i shqyrtuar ofertat para se të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.
Gjiganti italian Roma është skuadra e fundit që është futur në garë për të nënshkruar me Depay.
Depay është një opsion konkret për Romën me holandezin që luan si sulmues qendror, por edhe në krahë.
Calciomercato ka raportuar se Roma tanimë ka nisur kontaktet me agjentët e lojtarit dhe po synon transferimin e tij sa më të shpejtë në Olimico.
Depay është lojtar i lirë dhe ai kërkon një pagë rreth gjashtë milionë euro, derisa te Roma janë duke kërkuar që t’i ulin kërkesat e tij.



Të tjera
Granit Xhaka me postim emocionues pas fitores në derbi ndaj Newcastlet
Disa këshilla si duhet trajtuar lia e ujit tek fëmijët
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë