Ronaldo propozoi fejesë, por sytë na mbetën tek unaza – Ekonomia Online

Ronaldo propozoi fejesë, por sytë na mbetën tek unaza

Ylli portugez i futbollit, 40 vjeç, u fejua me partneren e tij me të cilën është në një lidhje prej 8 vites, Georgina Rodriguez. Ajo e bëri të ditur lajmin e bukur në Instagram, më 11 gusht, duke publikuar një foto të dorës së saj të vendosur mbi dorën e Ronaldos, ku shihej unaza e saj rrëzëllitëse.

“Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia,” shkroi Georgina në mbishkrimin e postimit.

Gjithsesi, pavarësisht hapit të madh, njerëzit komentuan shumë unazën e Georgina-s!

“O Zot, si do e mbajë ajo gjithë këtë unazë?”; “Ia vlejti pritja!”; “Urime, është unaza më e shtrenjtë që kam parë!”; “Unazë e veçantë, urime për ju!”; “Uaaau, çfarë unaze! Çfarë diamanti!” ishin disa prej komenteve në rrjetet sociale.

Cristiano i propozoi Georgina-s, por sytë na mbetën tek unaza

Çifti, që konfirmoi marrëdhënien për herë të parë në fillim të vitit 2017, kanë pesë fëmijë: binjakët Eva Maria dhe Mateo, 8 vjeç, vajzën Alana, 7 vjeç, vajzën Bella, 3 vjeç dhe djalin 15-vjeçar Cristiano Jr. (i cili është djali i Cristiano-s me një nënë surrogate anonime).

Cristiano i propozoi Georgina-s, por sytë na mbetën tek unaza

Cristiano dhe Georgina dolën për herë të parë publikisht në çmimet “Best FIFA Football” në Zyrih në janar 2017, para se të zyrtarizonin lidhjen në Instagram në maj të atij viti.