Rooney i drejtpërdrejtë për Xhakën: Deklaratë pa filtra

Wayne Rooney nuk mendon dy herë, e thotë hapur për Granit Xhakën

Kapiteni Granit Xhaka është zemra e skuadrës së Sunderlandit në Premier League.

Për Xhakën ka vetëm fjalë miradije.

Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, ka befasuar edhe kësaj radhe për Granit Xhakën.

Rooney në emisionin “The Wayne Rooney Show” tha: “Ekitike dhe Granit Xhaka te Sunderlandi kanë qenë ndoshta dy transferimet më të mira në Premier League”.

“Xhaka duhet të jetë transferimi i sezonit.

Ai ka qenë gjithmonë një lojtar i mirë.

Mendova se te Sunderland mund ta kishte të vështirë dhe se nuk do të ishte një transferim i mirë, por ai ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ka qenë brilant”.