Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi mbrëmjen e kaluar kanë dhunuar me sende të forta dy persona në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Sipas policisë në pranga ka rënë F. M. 46 vjeç teksa po punohet për kapjen e shtetasit Xh. B., 34 vjeç banues në Tiranë.
Këta dy persona, mbrëmjen e djeshme, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Të tjera
Në Bujanoc shfaqen grafite me emër të kr*iminelit të lu*ftës Ratko Mladiq, reagon Mustafi
Annalena Baerbock merr drejtimin e Asamblesë së OKB
Izraeli kërkon evakuimin e banorëve të Gazës