Rrahman Rama: Kushdo që e ka ofenduar luftën e UÇK-së sot është në pozita!

Rrahman Rama: Kushdo që e ka ofenduar luftën e UÇK-së sot është në pozita!

Rrahman Rama, gjeneral në pension dhe aktualisht kandidat për deputet i PDK-së me numrin 7 në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur për angazhimin e tij në luftë, ushtri e së fundmi edhe në politikë.

Sa i përket politikës, Rama, tha se nuk e ka dashur por duke e parë nevojën i është kërkuar një angazhim i tillë.

Kjo kërkesë për angazhim politik, Rama, thotë se i erdhi nga miqtë dhe të afërmit dhe nga ata që sot po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Realisht, unë politikën nuk e kam dashtë dhe nuk e dua, por e kuptoj që e gjithë jeta është politikë. Kur të jesh ushtarak dhe të kalosh në një pjesë tjetër nuk është e lehtë, sepse vendimet në ushtri merren ndryshe, e në jetën politike është krejt ndryshe. Gjithmonë duke e parë nevojën, shoqëria, rrethi kanë kërkuar që unë t’i futem politikës. Gjithmonë me kërkesat e njerzëve, miqëve, e shokëve, duke filluar edhe prej atyre që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë, në momentin e fundit kam vendos t’i futem politikës” deklaroi Rama për dokumentarin Expose raporton “Gazeta Blic”.

Ai potencoi se qëllimi i tij kryesor është që bashkëluftarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve t’u krijojmë kushte më të mira.

“Qëllimi im kryesor është që të paktën këta bashkëluftarëve, familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, t’i krijojmë kushte dhe t’i trajtojmë me dinjitet” deklaroi Rama.

Rama tha se aktualisht po shihet se kushdo që e ka ofenduar luftën e UÇK-së është në pozita.

“Sot, po e shohim që kushdo që e ka ofenduar luftën e UCK, sot janë në pozita. Arsye tjetër është, që unë mund të jem një këshilltar i mirë dhe me përvojë. Nuk më nderë se sa të jesh ushtar i Kosovës dhe t’i shërbesh vendit me nderë e me respekt” tha Rama për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/