Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sot ashpër ndaj qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje në raport me zbatimin e ligjeve dhe rregullave të Republikës së Kosovës.
Në një deklaratë për media, Çitaku theksoi se rregullat dhe ligjet nuk janë tavolinë sudeze, ku mund të përzgjidhen vetëm ato që i përshtaten dëshirës politike të dikujt.
“Ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës nuk janë tavolinë sudeze. S’mund të vendosësh me to vetëm çfarë pëlqehet”, u shpreh ajo, duke kritikuar qasjen selektive që, sipas saj, Vetëvendosje po ndjek në një emërim të caktuar që i preferon.
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar vazhdimisht mënyrën e qeverisjes nga ana e Vetëvendosjes, duke e akuzuar për kapje të institucioneve dhe për qasje të njëanshme në vendimmarrje.g,e,



Të tjera
Çfarë duan gratë nga burrat?
Erëzat që duhet të shmangë një grua shtatzënë
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave