Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 80 të tjerë janë të zhdukur nga një rrëshqitje e dheut në provincën West Java të Indonezisë, thanë zyrtarët.
Rrëshqitja e tokës ndodhi në rajonin West Bandung, në juglindje të kryeqytetit Xhakarta, pas ditësh me reshje të dendura shiu, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Më shumë se 30 shtëpi u shkatërruan pasi “materiali i rrëshqitjes së tokës varrosi zonat e banuara, duke shkaktuar viktima dhe duke prekur banorët vendas”, tha agjencia indoneziane në një deklaratë.
Alarme për përmbytje, rrëshqitje toke dhe mot ekstrem janë lëshuar gjithashtu për rajonin më të gjerë.
Rrëshqitja e dheut ndodhi fshatin Pasirlangu rreth orës 02:30 të mëngjesit të shtunën, sipas kohës lokale.
Dhjetëra persona u evakuuan në mënyrë të sigurt nga rajoni i prekur, sipas Abdul Muhari, shefit të komunikimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit.
Imazhet e publikuara nga mediat lokale shfaqën shtëpi të varrosura nën baltë dhe mbeturina.



Të tjera
Shpërdorim i pasurisë së huaj, arrestohet një shtetas i Serbisë në Podujevë
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton në gjykatë
“Hani më mirë, jo më pak”