Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për mungesë hapësirash në burgje, lidhur me arrestimet nga aksioni i sotëm i Prokurorisë së Prizrenit për manipulim votash.
Sipas reagimit, Shërbimi Korrektues ka kapacitete për rreth 800 shtretër, dhe pretendimet për mungesë hapësirash nuk qëndrojnë.
“Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja”, thuhet në reagimin e SHKK-së.
Reagimi i plotë:
Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1 758 të burgosur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete të lira rreth 800 shtretër, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja.
Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës.



Të tjera
Humbni peshë duke ndjekur dietën me bazë xhinxheri
“I hidhur lajmi”, të vr@rin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj
VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit