Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm, pasi nga 1 deri më 3 tetor pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave, transmeton KosovaPost.
Sipas Drejtorisë, në disa zona malore të kryeqytetit mund të ketë edhe reshje bore.
Po ashtu, Drejtoria ka apeluar që qytetarët të tregojnë kujdes në qarkullim për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
“Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë periudhës 1–3 tetor 2025 priten reshje intensive shiu në Prishtinë dhe rrethinë, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në komunikacion dhe rrezik për përmbytje të shpejta. Temperaturat do të ulen ndjeshëm, duke arritur deri në 1–2°C. Në zonat malore pranë kryeqytetit ka mundësi të bien reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme. Këshilla për qytetarët: tregoni kujdes në qarkullim për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit dhe shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ju lutemi të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë në Facebook.



Të tjera
Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë
Pjekuria e plotë arrihet në moshën 30-vjeçare