Komuna e Drenasit ka njoftuar se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e fuqishme të shiu mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme në disa zona të komunës.
Autoritetet kanë aktivizuar nivelin “Portokalli” të rrezikut hidrologjik.
Sipas njoftimit zyrtar, reshjet pritet të tejkalojnë 40 mm brenda 24 orëve, çka mund të shkaktojë përmbytje të shpejta, vështirësi në qarkullimin rrugor, rrëshqitje dheu, dëme në kultura bujqësore si dhe rrezik potencial për njerëzit, kafshët dhe pronat.
Komuna u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat pranë lumenjve dhe përroskave, si dhe të mos pengojnë qarkullimin e ujërave në kanale. Po ashtu, kërkohet raportimi i çdo rasti urgjent te organet kompetente.
Ekipet komunale mbeten në gatishmëri për të reaguar ndaj çdo situate të mundshme që mund të krijohet nga kushtet e motit.



Të tjera
Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme
Kosovë – Zvicër, çka thonë rregullat e UEFA-s e FIFA-s kur bie shi i madh si ky sot?
Efekti i dyfishtë i kafesë në lukth