Gjatë ditës së sotme, presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani zhvilluan takim në zyrën e të parës së vendit.
Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit me Barduanin potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia, transmeton KosovaPost.
Më tej, presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.
“Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Të tjera
Fondi për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë nuk u menaxhua në mënyrë efikase
Funksionalizimi i plotë i institucioneve është prioritet
“Deri kur me dallavere”, Mekuli shpërthen ndaj manipulimeve për UÇK-në