Durrësi është gati për të mirëpritur turistët dhe pushuesit këtë sezon veror. Janë vendosur çadra e shezlong si dhe është pastruar gjithë hapësira e rërës.
Në një kohë kur kullat e vrojtimit nuk mungojne pranë bizneseve private dhe teksa është konfirmuar pajisja me vrojtues, ajo që kemi vënë re, është që vrojtuesit nuk ndodhen në kullat përkatëse.
Sipas Report TV Çmimet kanë pësuar rritje si për produktet ushqimore në markete ashtu dhe në hoteleri. Konkretisht, dhomat në hotele kushtojnë 20 euro më shumë se vitin e kaluar.
Qendroj në hotel, në të njëjtën dhomë! Vjet e kisha me 50 euro/nata ndërsa sivjet me 70 euro/nata”, tha një pushues nga Kosova.
Në dallim nga vitet e tjera, pastërtia, plugimi dhe mirëmbajtja e vijës bregdetare, ka pësuar një ndryshim dhe kjo u ka rënë në sy pushuesve.



Të tjera
Kryeministri udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran
Nesër pritet të ekzekutohen pagesat për këta qytetarë