Rriten rastet me fruth në Kosovë

Rriten rastet me fruth në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Institucionet shëndetësore, ka njoftuar qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me fruth.

Sipas një njoftimi nga IKSHPK, nga data 05.05.2025 deri me 22.05.2025 në IKShPK, janë raportuar 18 raste të mundshme/të konfirmuara me fruth.

Të gjitha rastet e raportuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR, transmeton KosovaPost.

“Nga fillimi i kësaj jave vërehet një rritje e numrit të rasteve, kontakte këto, të cilat janë identifikuar më parë. Sipas komunave: Ferizaj (11 raste), Fushë Kosovë (2 raste), Shtime (2 raste), Prishtinë (2 raste) dhe Lipjan (1 rast). Numri më i madh i rasteve i takon grup moshës 1 deri 2 vjeç (12 raste)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lidhur me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve, që të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të vaksinuar kundër fruthit.

Vaksina MMR (Fruth, Parotit, Rubellë) është mënyra më e sigurt dhe efektive për të parandaluar këtë sëmundje. Vaksinimi gjithashtu është i rëndësishëm për të ruajtur imunitetin kolektiv dhe për të parandaluar përhapjen e fruthit në komunitet.

Kush duhet të vaksinohet?

-Të gjithë fëmijët duhet të marrin vaksinën MMR sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, në moshën 1-vjeçare (dozën e parë) dhe rreth moshës 6-vjeçare (dozën e dytë).

Mund të jetë një grafik i lemur i ngadaltë dhe teksti që thotë "REPUBLIKAE KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE FRUTHI sëmundje shumë serioze dhe herë më ngjitëse se sa gripi SIMPTOMAT Temperaturë Rrjedhje KOMPLIKIMET 1 në 5 persona e infektuar me fruth Sytöskuqur dheperlotur Skuaje Infeksion re veshit shëncetesore: Pneumoni Humbje përhershme dëgjimit VAKSINA MMR 60 VITE NẼ PERDORIM Inflamacion trurit vdekje KUSH E ME RREZIKUAR NGA FRUTHI? E sigurt dhe efektive. vaksinës ofrojnë rreth 100% mbrojtje ndaj fruthit. Fëmijët pavaksinuar nën vjeç shtatzëna pavaksinuara Personat me imunitet MARRJA EVAKSINES dobësuan Mosha 12 muaj (doza 1) dhe vjeç (doza 2), ne kombinim Me vaksinën kundër rubeollës dhe shytave (MMR) #VaksinimiShpëtonJete AMC USAID ."