Trumpi i kërkon sërish Netanyahut të ndalet lu*fta në Gaza

Rritet në 72.082 numri i palestinezëve të vr@rë nga su*lmet izr@elite në G@za

Është rritur në 72.082 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në duqi më 10 tetor, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se në sulmet e kreyra gjatë 24 orëve të fundit nga ushtria izraelite, kanë humbur jetën 3 palestinezë dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Deklarata vuri në dukje se janë gjetur trupat e gjashtë palestinezëve të vrarë në sulmet e mëparshme, se ende nën rrënoja ka shumë trupa, dhe gjithashtu thekson mungesën e pajisjeve me të cilën përballen ekipet e mbrojtjes civile që kryejnë operacione për largimin e rrënojave.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.082, ndërsa numri i të plagosurve në 171.761.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 618 palestinezë dhe janë plagosur 1.663 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 732 palestinezëve.