Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 1,176 ndërmarrje të reja në vend. Ky numër paraqet një rritje prej 10.9% krahasuar me muajin paraprak, si dhe një rritje edhe më të theksuar prej 15.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 280 (23.8%), Ndërtimtari me 126 (10.7%), Prodhim me 123 (10.5%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 120 (10.2%), etj.
Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 166 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 9 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) është vetëm 1 ndërmarrje kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 485 ndërmarrje të regjistruara (41.2%), Regjioni i Prizrenit me 132 (11.2%), Regjioni i Ferizajt me 125 (10.6%), Regjioni i Mitrovicës me 114 (9.7%), Regjioni i Pejës me 113 (9.6%), Regjioni i Gjilanit me 104 (8.8%), dhe Regjioni i Gjakovës me 103 (8.8%).



Të tjera
Nëse partneri i ka këto 8 sjellje, braktiseni pa hezitim
Kryetari i Nju-Jorkut ha ushqim me reperin shqiptar, Action Bronson
Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini