Presidenti amerikan thotë se çmimet e energjisë do të bien nëse programi bërthamor i Iranit shkatërrohet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas rritjes së ndjeshme të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një kosto të vogël në krahasim me arritjen e paqes dhe sigurisë globale.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se rritja e çmimeve është e përkohshme dhe sipas tij do të ulet ndjeshëm nëse programi bërthamor i Iran neutralizohet.
“Çmimet afatshkurtra, të cilat do të bien masivisht kur programi bërthamor i Iranit të shkatërrohet, janë një çmim i vogël që Shtetet e Bashkuara dhe bota duhet të paguajnë për të arritur paqen dhe sigurinë”, deklaroi ai.
Rritja e çmimit të naftës erdhi pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani, i cili ka vazhduar prej javës së kaluar. Në tregjet globale, çmimi i një fuçie nafte ka kaluar pragun e 100 dollarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të karburanteve në shumë vende.
Analistët paralajmërojnë se rritja e çmimeve të energjisë mund të ketë ndikim politik për republikanët dhe për vetë Trumpin, sidomos në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen në muajin nëntor.
Ndërkohë, situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar. Konflikti vazhdon edhe pas raportimeve për vrasjen e udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei.
Autoritetet iraniane kanë njoftuar se do të intensifikojnë sulmet në ditët në vijim dhe kanë bërë publik emrin e pasardhësit të tij, Mojtaba Khamenei.



Të tjera
Sherr i madh në Cruzeiro – Atlético, përleshje masive dhe 23 kartonë të kuq
Pavarësisht fitores, trajneri i Milanit thotë se Interi është favorit për titull
Çfarë duhet të dini para se të zgjidhni këpucët me taka