Sektori i bujqësisë ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2024 në Kosovë, krahasuar me vitin 2023, si në prodhimet bimore, ashtu edhe në ato blegtorale.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prodhimet bimore kanë regjistruar një rritje prej 8,5%, e cila i atribuohet kryesisht rritjes në vlerën e prodhimit të drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere, perimeve dhe prodhimeve të kopshtit.
Në të njëjtën kohë, prodhimet blegtorale kanë pësuar një rritje më modeste, prej 2,9%. Kjo rritje është rezultat i shtimit të vlerës së produkteve blegtorale në treg.
Në total, vlera e përgjithshme e prodhimeve bimore dhe blegtorale për vitin 2024 është rritur me 6,3%, duke reflektuar një përmirësim të qëndrueshëm në sektorin bujqësor të vendit.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit