Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar publikimin e mesazheve në Viber të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilat diskutohet vjedhja e votave të diasporës brenda partisë.
Rexhaj ka shkruar në Facebook se PZAP dhe Gjykata Supreme rrëzuan ankesën e VV-së në lidhje me manipulimin e votave nga diaspora, ndërsa vetë LDK-ja pranon se ka pasur vjedhje industriale.
Postimi i plotë:
PZAP dhe Gjykata Supreme rrëzoi ankesën tonë në lidhje me manipulimin e votave nga diaspora. Ndërsa vetë LDK-ja e pranon që ka pasur vjedhje industriale të votave nga diaspora.
Prandaj veprimet e tyre kanë qenë jo të drejta, të turpshme dhe ato e kanë lënduar demokracinë në vendin tonë.
Çdo orë që vonon prokuroria në hetimin e kësaj ngjarjeje e thellon edhe më tej problemin.


Të tjera
Hedhja e mbeturinave dhe ujërat e zeza ndotin lumenjtë
“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë” – Milanoviq, Vuçiqit: Kujdes me deklaratat
R@ketat godasin zonën e aeroportit të Bagdadit, su*lm edhe në një objekt të Ambasadës Amerikane