Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se roli i Kosovës si vend tranzit për migracionin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani të Madhe dhe Evropë, përcjell KosovaPost.
Ai foli për këtë gjatë lansimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandës së migrantëve në Kosovë, prodhuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës Britanike.
Sipas Hargreaves, këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëz të cenueshëm dhe dëmtojnë përpjekjet evropiane për menaxhimin e drejtë dhe human të lëvizjes së njerëzve.
“Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëz të cenueshëm dhe dëmtojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane. Britania e Madhe dhe Kosova po punojnë ngushtë së bashku për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar lidhur me imigracionin”, ka deklaruar ambasadori britanik në Kosovë.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se jeni një prind i mirë
95.7 milionë € për mbështetje të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural
Kosova nuk planifikon shërbim të detyrueshëm ushtarak, paralajmëron model vullnetar