Rruga Orikum-Dukat me gjatësi 14,75 kilometra është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë.
Kjo rrugë bënë të mundur lidhjen e bajpasit të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me tunelin e Llogorasë e bregdetin e jugut.
“Rruga panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut”, shkruan Rama.
Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me tunelin e Llogorasë.



Të tjera
Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran
Nesër pritet të ekzekutohen pagesat për këta qytetarë
Në stinën e verës, 7 ide për takimin e parë…