Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se punimet për rrugën Prizren-Tetovë po vazhdojnë në anën kosovare të malit Korf (Vërtop), ndërsa nga ana e Maqedonisë së Veriut, nisja e tyre po afrohet, transmeton KosovaPost.
Grupi Punues ndërshtetëror ka mbajtur takimin e radhës për të trajtuar pikat e detyrës projektuese, dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti strategjik për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Kurti ka mirëpritur në zyrën e tij anëtarët e grupit së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Rruga e re do të shkurtojë distancën mes Prizrenit dhe Tetovës nga 113 kilometra në më pak se 50 kilometra, përmes një tuneli 6.4 kilometra të gjatë. Projekti pritet të lehtësojë udhëtimin, të rrisë shkëmbimet dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar.



Të tjera
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës serbe në Kosovë
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë