Rrugë e qartë sipas Abdixhikut: Zgjedhjet janë zgjidhja, Konjufca të mos mashtrojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike janë zgjedhjet e reja. Ai tha se mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm sa e zvarrit krizën politike, derisa i kërkoi atij që ta pranojë se nuk ka shumicë parlamentare.

Abdixhiku në konferencë për media të mërkurën, tha se në Kosovë s’mund të ketë qeveri të pakicës, derisa iu referua Lëvizjes Vetëvendosje si ‘parti sekt’, raporton KosovaPress.

Presidentja Vjosa Osmani të martën ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas dështimit të liderit të LVV-së Albin Kurti, për ta formuar qeverinë e re gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend më 26 tetor.

Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë