Basha thotë se Kurti ‘luajti poteza të arsyeshme’ në Bruksel, nuk paraqiti kushte por kërkoi garancë nga BE-ja

RTK-ja e ka mbështetjen time të plotë, ta miratojmë raportin

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës (SPRTK) dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për mospagesën e pagave dhe mos-ekzekutimin e buxhetit të RTK-së nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

Kryetari i Kuvendit, Dima Basha, ka folur para protestuesve, ku ka deklaruar se sa i përket çështjes së RTK-së, gjithçka që kërkohet është që Kuvendi të mblidhet dhe të miratojë komisionet parlamentare, në veçanti Komisionin për Buxhet, në mënyrë që të mund të miratohet raporti dhe të ekzekutohen mjetet për pagat e punëtorëve dhe funksionalizimin e RTK-së.

“Brenda ditës ne mund të mblidhemi t’i themelojmë ose t’i miratojmë komisionet parlamentare, në këtë rast vetëm Komisionin për Buxhet, të miratohet raporti dhe brenda ditës ekzekutohen mjetet për pagat e punëtorëve dhe funksionalizimin e RTK-së në përgjithësi”, tha Basha.

Ai theksoi se RTK-ja e ka mbështetjen e tij të plotë, gjë që ia ka bërë të ditur edhe Bordit dhe sindikatës. Sipas tij, ka marrë mbështetje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga subjektet tjera jo shumicë jo-serbe.