Në ambientet e RTK-së u mbajt takimi i parë mes drejtorit të TV-RTK-së, Rilind Gërvalla dhe drejtuesve të këshillave kombëtare të Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Malin e Zi, Enkel Rexhepi, përkatësisht Faik Nika.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth projekteve të përbashkëta, raportimeve nga trevat ku jetojnë shqiptarët, si dhe për një magazinë javore që planifikohet të nisë në shtator me skemën e re programore të RTK-së.
Drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla u zotua që dyert e RTK-së do të jenë të hapura edhe për informacionet nga Lugina dhe nga Malësia e Malit të Zi dhe se shumë shpejt do të bëhet ekipi me ndihmën edhe të këtyre këshillave kombëtar, që të realizohet sa më parë ky propozim-projekt i përbashkët.
E lidhur me këtë takim kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi ka shkruar në Facebook, duke e cilësuar atë të frytshëm.
“Gjatë këtij takimi u dakorduam për të nisur shumë shpejt realizimin e një programi të përhershëm televiziv, përmes të cilit do të pasqyrohet jeta, sfidat dhe zhvillimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Sanxhak dhe në komunat shqiptare të Malit të Zi. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes më të thellë kulturore, shpirtërore dhe identitare mes shqiptarëve në të gjitha trevat tona. Faleminderit RTK-së për gatishmërinë dhe mbështetjen për të jetësuar këtë iniciativë me vlerë të madhe kombëtare”, ka shkruar Rexhep



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI