James Rubin po vazhdon dëshminë në Hagë.Ai ka treguar se si Hashim Thaçi atë kohë kishte menduar se i duhej ndihmë nga Adem Demaçi.
Rubin gjatë dëshmisë së tij ka treguar edhe se cili ka qenë pozicioni i Adem Demaçit rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
“Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për Adem Demaçin që ta ndihmonte. Ai nuk ka thënë ne nuk duam pavarësi, por jo tani, jo në këto momente. Ai donte të tregonte se çështjen e pavarësisë ta diskutojmë më vonë. Demaçi thoshte ose pavarësi ose le të vdesim. Z.Thaçi kishte nevojë që edhe Demaçi të thoshte ta shtyjmë. Prandaj, Demaçi ishte eprori i tij nga pikëpamja e vendimmarrjes, jo se ishte përgjegjës. Ai kishte nevojë për mbështetje ideologjike. Demaçi tha Albright ose pavarësi ose le të vdesim për të gjithë’, tha Rubin.



Të tjera
Mediet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, sipas studimit
Këshilla për një gjumë të rehatshëm
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin