Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në lidhje me dëshminë e James Rubin në Hagë.
Ai ka cituar thënien popullore “trimi i mirë me shokë shumë”, për çka ka thënë se në kohën kur bota ka nevojë për të vërtetën dhe historia për qartësi, në Hagë po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut.
Ai ka thënë se James Rubin, është diplomat dhe patriot amerikan, me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, që po flet në mbrojtje të Presidentit Thaçi dhe shokëve të tij.
“Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre. Prandaj, drejtësi dhe vetëm drejtësi, asgjë më shumë nuk kërkon sot asnjë shqiptar anembanë botës. Sepse me SHBA-të në krah, dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.



Të tjera
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë
Botox në fytyrë? 6 gjëra që duhet të keni parasysh