“Rugova kryekomandant i UÇK-së”/ Ish ushtaraku akuzon Bujar Bukoshin, Adem Demaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylen: I ndryshuan…

Gjatë dëshmisë që po jep në Hagë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ushtaraku dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku është pyetur për një intervistë të tij në gazetën ‘Kombi’ më 1999, kur deklaronte se e njihte “Ibrahim Rugovën si kryekomandat të UÇK-së”.

Maloku në Hagë ka thënë se ai besonte se Ibrahim Rugova ishte udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës.

“Po, jam pyetur nga gazetari dhe normalisht se jam përgjigj ashtu. Rugova ishte president i zgjedhur me votë dhe njihej qysh prej viteve 90’ si lider i shqiptarëve të Kosovës”, tha Naim Maloku.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ushtaraku dhe ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, Hafir Hoxha. “Në fillim të prillit të 1998 kur ka ardhë Naimi Maloku në vizitë tek reparti ku stervitesha unë dhe Agim  Ramadani ushtarët e LKÇK-së pikërisht kështu kemi folë dhe kemi punuar që të jetë kështu e që më vonë ndryshuan gjërat! I ndryshoi Bujar Bukoshi me Adem Demaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylen  etj etj…”, shprehet Hoxha.

Madje Hoxha tregon edhe momentin që sipas tij, kur Rugovën e larguan nga komandanti suprem i forcave të armatosura të Kosovës.

“Me marrëveshjen në Oslo mes LPK (si UÇK, LKÇK-së dhe FARK-ut ) nuk u artit mirkuptimi per bashkim politik të krerëve të subjekteve politike atë kohë, u bë marreveshje per unifikim ushtarak por jo edhe politik. Nga aty e larguan Rugovën si perzgjedhes politik dhe si komandant suprem i forcave te armatosura. Ekziston Marrëveshja e Oslos për ta ndihmuar luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bujar Bukoshi dhe disa të tjerë pas dështimit për ta kontrolluar UÇK’në , Bukoshi , Ahmet Krasniqi dhe shum ushtarak themeluan FARK’un dhe caktuan repartet e tyre mobilizuese dhe trajnuese në Shqipëri. Adem Demaçi e ka konfirmuar se ekziston Marrëveshja e Oslos e arritur me Ahmet Krasniqin për ta ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Demaçi ka thënë se s’ka pasur kurrfarë marrëveshje për FARK’un. Mbledhja e Oslos është mbajtur me qëllim për ta ndihmar UÇK’së dhe Qeveria e Bukoshit me dhanë parë dhe bashkërisht me ndihmue kryengritja e cila është zhvilluar në Kosovë nën udhëheqjen e UÇK’së”, ka thënë Demaçi”, deklaron Hoxha.

“Krahu politik i Ibrahim Rugovës i përfaqësuar nga Bujar Bukoshi dhe zyrtarë të tjerë të LDK’së kanë insistuar se Marrëveshja e Oslos ishte bërë për t’i vënë UÇK’në nën komandën e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ndërsa, krahu u luftës, të cilin e kishte përfaqësuar Adem Demaçi japin një version tjetër se në Oslo ishin marrë vesh për ta ndihmuar luftën e UÇK’së dhe se aty s’ishte diskutuar për FARK’un. Megjithëkëtë Xhavit Haliti, në Kuvendin e Kosovës ka thënë se s’ka ekzistuar asnjëherë marrëveshje e Oslos dhe se s’ka pasur kurrfarë FARK’u në luftë”, përfundon ushtaraku dhe ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, Hafir Hoxha.