Shkëndija e Tetovës feston kualifikimin në rrethin e tretë të Champions League dhe në anën tjetër vazhdon zhgënjimi i madh të Steaua e Bukureshtit!
Shkëndija e eliminoi Steaua-n duke e mundur në dy ndeshje, 1:0 në Shkup, dhe të mërkurën në Bukuresht me 2:1.
“Shkëndija organizoi një festë të vërtetë në Tetovë”, – shkruan mediumi rumun “Digisport”.
Pamje nga festa
“Shkëndija ka arritur të enjten në mbrëmje, më 31 korrik, në Tetovë, Maqedoninë e Veriut, dhe u prit nga një numër i madh tifozësh.
Për më tepër, kampioni i Maqedonisë së Veriut organizoi një festë me dhjetëra mijëra tifozë në Tetovë, dhe lojtarët dhe stafi u ngjitën në skenë.
Edhe pse ekipi i Steaua-s u mund në të dyja ndeshjet nga kampioni i Maqedonisë së Veriut, presidenti i këtij klubi, Gigi Becali, nuk u impresionua aspak nga Shkëndija, të cilën ai e quajti një “ekip i Divizionit C”, të cilit FCSB duhej t’i jepte “3, 4, 5 me 0”, – shkruan më tej.
Të tjera
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia