Finlandezët publikojnë imazhe satelitore: Rusët po ndërtojnë një qytet ushtarak pranë kufirit të tyre

Rusët po ndërtojnë një qytet ushtarak pranë kufirit të tyre

Imazhet e reja satelitore të marra nga Yle, tregojnë se si Rusia filloi punime të gjera ndërtimi dimrin e kaluar në një qytet ushtarak të mbyllur, përtej kufirit me Laplandën finlandeze.

Janë kryer punime të mëdha gërmimi dhe janë ngritur disa ndërtesa të reja në garnizonin Lupche-Savino, i cili është pjesë e qytetit të Kandalaksha, transmeton Telegrafi.

Sipas administratës rajonale të Murmanskut, po ndërtohet një qytet ushtarak për një brigadë të re artilerie dhe personelin e saj.

Përveç kësaj, Rusia po planifikon gjithashtu të stacionojë të paktën një pjesë të një brigade inxhinierike në vend.

Në vitet e fundit, ushtria ruse ka përdorur të njëjtën zonë vetëm për magazinim.

Nuk është raportuar më parë asnjë informacion në lidhje me punimet e ndërtimit në garnizonin Lupche-Savino jashtë Rusisë.